Autobusi u përmbys teksa kthehej në një rrethrrotullim të dielën vonë në mbrëmje, raportojnë mediat lokale, përcjell Fol Drejt.
Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik pas një dasme në Australi.
Pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë të dielën në mbrëmje kur autobusi u përmbys në Wine District Drive, i cili është afër Greta në Luginën Hunter, Uellsi i Ri Jugor.
Policia thotë se po heton shkaqet e aksidentit.
Është arrestuar drejtuesi i autobusit, një 58-vjeçar.
Ndihmës Komisionerja në detyrë e Policisë NSW, Tracey Chapman tha se të ftuarit udhëtuan për në Singleton “ndoshta sepse ishin argëtuar atje”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 me orën lokale – autobusi është përmbysur teksa po kthehej në rrethrrotullim nga autostrada.
Zyrtarët kanë frikë se numri i viktimave mund të jetë më i madh.
25 pasagjerë u dërguan në spital, dy prej të cilëve u transportuan me avion, shtoi Chapman.
Autobusi është ende i përmbysur dhe më shumë njerëz besohet se janë bllokuar poshtë.
Chapman thotë se ka informacione të mjaftueshme që policia të akuzojë shoferin e autobusit, i cili gjithashtu ndodhet në spital me lëndime të lehta.
“Shoferi është arrestuar”. “Ai ka qenë duke vozitur një veturë në të cilën ka pasur lëndime fatale dhe do të ngrihet kallëzim”, shtoi ajo.
Ajo tha gjithashtu se në atë vend në momentin e aksidentit kishte mjegull të dendur.
Kryeministri australian Anthony Albanese tha se ishte “mizor, shumë i trishtuar dhe i padrejtë” që “një ditë e gëzuar në një vend kaq të bukur duhet të përfundojë me një humbje kaq të tmerrshme”.
Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, tha se përplasja e tmerrshme ndodhi në një ditë që duhej të ishte e mbushur me dashuri dhe lumturi.
“Zemërthyese. Është vërtet mizore që një ditë gëzimi të përfundojë me një humbje kaq shkatërruese. Mendimet tona janë me ata që u plagosën,” tha ai.
Lugina Hunter është e njohur për vreshtat e saj dhe hardhitë vendase, duke e bërë atë një vend të njohur për turistët dhe daljet në grup.
Një e ftuar që mori pjesë në dasmë tha se ishte një ditë përrallore, derisa u bë lajmi për aksidentin.
“Të gjithë filluam të na zërë paniku”, tha ai për Seven News.
Policia tha se po punon ende për identifikimin e viktimave të aksidentit dhe kontaktimin me të afërmit e tyre. /FolDrejt/