Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjakovë.
Aksidenti fatal ka ndodhur dje, rreth orës 16:50, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona.
Si pasojë e plagëve të marra një person ka ndërruar jetë.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari për shkaktim të aksidentit pas tretmanit mjekësor, është dërguar në mbajtje.
Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML Prishtinë.