Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, transmeton Fol Drejt.
Ahmeti, ka thënë se në aksident është përfshirë një veturë, teksa shtoi se policia ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka theksuar Ahmeti.