Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore te Dheu i Bardhë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:30, transmeton Fol Drejt.
Policia informon se një veturë me targa të huaja dhe një veturë me targa lokale janë përfshirë në një aksident trafiku, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar tre persona prej tyre një femër dhe një mashkull kosovarë dhe një mashkull shtetas i Serbisë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti nën hetime./FolDrejt/