Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror, që ka ndodhur sot rreth orës 20:20 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllaviqicë.
Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Në aksident të përfshira ishin tri vetura, njofton KlanKosova.tv.
Pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.