Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në Montanën jugore të ShBA-së, pasi një stuhie ere ngriti pluhur dhe shkaktoi “pothuajse errësirë”, duke i grumbulluar automjetet në një vend, thanë autoritetet.
Përplasja përfshiu 21 automjete, bashkë gjashtë kamioneta. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin plagosur.
Autoritetet nuk i dhanë menjëherë emrat apo moshën e viktimave, raporton NYT, transmeton Klankosova.tv.
“Një stuhi pluhuri në zonë me erëra jashtëzakonisht të forta është shkaku paraprak i rrëzimit”, thanë autoritetet.