Si pasojë e lëndimeve të marra, sot ka ndërruar jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë.
Në të njëjtin askident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.
Lajmin për shurjen e Salihit e kanë konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale miq e të afërm të tij.
Njëri prej të afërmve të tij ka shkruar se Salihi është “mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim”
Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania (Piskotë), mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf.
Në mjetin e ambulancesn kanë qenë vozitësi Skofiar Gjini, i cili ka ndërruar jetë, doktori Mentor Salihu, infermieri Faton Brahimaj dhe pacienti Zef Dula. /GazetaExpress