Aksidenti që u raportua se ndodhi në rrugën Arllat-Malishevë, raportohet se i ka marrë jetën një personi, ndërkaq pesë tjerë kanë mbetur të lënduar.
Kështu ka konfirmuar policia për klankosovën, me ç’rast zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat kanë qenë në lëvizje.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
Tutje, bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor./FolDrejt/