Një person ka humbur jetën pas përfshirjes në aksidentin që ndodhi dje, në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Fol Drejt.
Siç raporton policia, rreth orës 03:00, i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rreth-rrotullim.
Si pasojë ka rënë (nga ura) poshtë në shiritat qarkullues Prishtinë-Fushë Kosovë.
Pasagjeri kosovar ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku dhe ka ndërruar jetë.
Lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi dhe pasagjerja femër kosovare.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.