Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati i ka shprehur ngushëllime familjes Sopaj të cilët sot humbën dy familjarë në një aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo është humbje e madhe për të gjithë, përcjell Klankosova.tv.
“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”, ka shkruar Kastrati.