Aksidenti i datës 22 shkurt në rrugën Ferizaj-Shtime ka rezultuar të jetë fatal edhe për gruan shtatzënë e cila ishte përfshirë në këtë aksident.
Si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në aksident, shtatzëna ndërroi jetë ditën e sotme.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Intensives Shaqir Uka për klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
“Po, është e vërtetë. Pacientes që ju i referoheni ka vdekur sot rreth orës 13:00. Ajo nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti në rrugën Ferizaj – Shtime”, tha Uka.
Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën edhe katër persona të tjerë.