Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Bukosh të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili tha se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
“Rreth orës 06:00, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, dy vetura të përfshira, një person i lënduar”, tha Avni Zahiti.