Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka shprehur ngushëllime familjes Sopi pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Podujevë-Prishtinë, ku mbetën të vdekur dy persona dhe dy fëmijë u lënduan.
Ajo kërkoi nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe gjithë stafi që të dalin në terren dhe ta sinjalizojnë këtë rrugë, pasi siç tha ajo, është bërë rrugë e vdekjes.
“Edhe sot kur po flasim ne i kemi humbur dy mërgimtarë tanë në atë rrugë vetëm në mungesë të sinjalizimit të rrugëve. Është e dhimbshme dhe tragjike që qytetarët tanë të kalojnë mijëra kilometra për me ardh në vendlindje dha ta humbin jetën në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë pak pa arritur tek familjet e tyre. I shpreh ngushëllime familjes Sopi dhe qoftë ky rasti i fundit që për shkak të papërgjegjësisë tonë institucionale të humbim qytetarët tanë”.
Më pas, edhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca ngushëlloi familjen.
“I bashkohemi edhe ne ngushëllimeve për familjen që humbi më të dashurit në këtë aksident, ishte tronditëse dhe tragjike”, tha ai, njofton Klankosova.tv.