Nga Beqir SINA – New York
“ Dy adoleshentë, një vajzë 15-vjeçare e quajtur Saniha Çekiç nga Brooklyn dhe një djalë 17-vjeçar i quajtur Altin Nezaj nga Pearl River, u gjendën të vdekur në vendngjarje,” tha policia.
PEARL RIVER, N.Y. (Bota sot New York) – Një përplasje e dy automjete në një magjistrale që ndodhi në kantonin Rockland County New Jersey, të dielën pasdite mori jetën e dy adoleshentëve.
Në këtë aksident tragjik në autostradë që u ka marrë jetën dy të rnjëve janë Saniha Sana Cekic 15 vjec dhe Altin Nezaj, 17 vjeç, së bashku me ta, po udhëtonte edhe shoqe e tyre, një vajzë 18 vjece e cila ishte shofere dhe ka marr lëndime të rënda por thuhet është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur simbas policisë si rezultat i një përplasje fatale, kur automjeti i tipit Porsche u përplas me një SUV, dhe nga përplasja e fuqishme doli nga rruga dhe duke kaluar edhe mbikalimin derii sa ra mbi shinat e hekurudhës që ndodhej posht vendkalimit.
Sipas të dhënave të para, të nxjerra nga policia thuhet se Porsche-ja, ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë 50 Feet, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë, ku ka marrë flakë.
Per pasoje makina eshte shkaterruar, nderkohe qe dy te rinjte kane vdekur menjehere.
“Policia në raportin e saj thotë se dy makinat u përplasën në mbikalimin e Rout 304 në zonën rurale Pearl River të New Jersey. Përplasja e dy automjeteve një SUV dhe një Porsche rezultoi fatale, mbasi automjeti Porsche me tre të rinjë kaloi dhe fortesën e hekurt të urës ku ndodhi aksidenti dhe ra më tej rreth 50 feet në shinat e trenit, që është poshtë, mbikalimit ,” tha gazetari Nick Caloway i CBS2, raporton Bota sot.
Porsche-ja ra përmbys dhe pothuajse u “palos” e tëra nga mbulesa që u shkatërrua, thanë deshmitarët .
Ata thanë se e Diela e tyre e qetë u kthye shpejt përmbys në një minutë tragjikë.
“Sapo, unë isha duke larë makinën dhe krejt papritmas dëgjova një zhurmë të madhe,” tha banor i kësaj zone, Joe Geppner, shtëpia e të cilit ndodhet shumë afër me vendkalimin ku ndodhi aksidenti.
“Shkova me shpejtësi, dhe pashë një vajzë që bërtiste me të madhe, ishte duke qarë dhe kërkonte ndihmë, ndërsa, kur shkova afër pashë edhe dy trupa të tjer që ishin brenda automjetit dhe ishin mbuluar nga gjaku – ishte një pamje me të vertet e tmerrshme, nuk di si ta tregojë” tha Geppner.
Policia sot në mëngjes heret në raportin e saj të parë tha se : “ Dy adoleshentë, një vajzë 15-vjeçare e quajtur Saniha Cekic nga Brooklyn dhe një djalë 17-vjeçar i quajtur Altin Nezaj nga Pearl River, u gjendën të vdekur në vendngjarje,”.
Simbas tyre, në sedilen e shoferit, ka qenë 18-vjeçaria Aisha Radoncic nga Orangeburg, e cila i mbijetoi përplasjes. Ajo u dërgua në Qendrën Mjekësore Westchester, me atë që policia i quajti lëndime të rënda.
Shoferi i makinës tjetër, i cili së bashku me automjetin qëndronte mbi urë , nuk ka marrë asnjë lëndim.
Autostrada Rout 304, është e mbyllur edhe tani ndërsa hetuesit vazhdojnë të inspektojnë vendin e ngjarjes, tha policia.
NJ TRAN TRANSIT tha se shërbimi hekurudhor Pascack Valley Line është pezulluar në të dy drejtimet midis Woodciff Lake dhe Nanuet për shkak të aksidentit , duke shtuar se udhëtimi në mëngjes të hënën mund të rivendikohet deri në një njoftim tjetër.