Policia me këtë rast ka njoftuar se i dyshuari është nën arrest dhe është nën sigurimin policor në spital.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Nacionale N2, Zubin Potok 24.07.2022 – 00:10. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë , ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor. Lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital. Rasti në procedurë hetimore”.