Dy shqiptarë e kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Francë sot rreth orës 10:30.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën Fillier.
Siç raportojnë mediat franceze dy automjete janë përplasur në autostradë, dhe si pasojë kanë humbur jetën dy burra të shtetësisë shqiptare të moshës 33 dhe 44-vjeçare, përcjell Klankosova.tv.
Derisa e plagosur ka mbetur një grua e moshës 33 vjeçare dhe dy fëmijët e saj.