Një rast i aksidentit të trafikut me persona të lënduar u raportua gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.
Rasti u raportua në fshatin Novosellë e Epërme, rreth orës 14:14, përcjell Fol Drejt.
“Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe tre pasagjerët.
Të lënduarit janë hospitalizuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ndërsa njëri prej të lënduarve është transportuar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i njëjti për momentin gjendet në repartin e ortopedisë dhe është nën mbikëqyrje te policisë”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/