Një aksident i rëndë trafiku e me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Drenoc të Malishevës.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 11:20, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Drenoc, Malishevë , 31.03.2022-11:20 Dy vetura me targa vendore me drejtues dy meshkuj kosovarë, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, kishte dal në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/