Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Botushë të Gjakovës dhe si pasojë dy persona janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 17:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Botushë të Gjakovës. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, për pasojë përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore (lëndime të lehta trupore) dhe janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.