Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai po ashtu ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, e njëri prej tyre është liruar në shtëpi./21Media