Një person është lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mes dy veturave.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Dobërllukë.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Zahiti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.