Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, I cili është shprehur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Borovci shtoi se dy të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, është shprehur Borovci.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, shtoi ai.