Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën Bajram Kelmendi me rrugën Mustafë Hoxha.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale.
“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bajram Kelmendi me rrugën Mustafë Hoxha në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm me dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./21Media