Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 11:0 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00, në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.