Dy persona kanë përfunduar të lënduar në Stanovc të Vushtrrri.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:05, raporton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër me targa vendore me drejtues viktimën mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë.
Njëri pas tretmanit mjekësor është liruar ndërsa tjetri vazhdon tretmanin mjekësor.
Rasti në procedurë të rregullt./FolDrejt/