Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës së djeshme në Sllatinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Fshati Sllatinë, Fushë Kosovë 09.10.2022 – 00:30. Në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dhjetë persona të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, shton Policia e Kosovës./FolDrejt/