Një person ka përfunduar pa shenja jete në Prishtinë.
Rasti është raportuar në rrugën nacionale Prishtinë-Merdare, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:43, transmeton Fol Drejt.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshira kanë qenë tri automjete dhe një biçiklist. Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës mashkull kosovar. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/