Një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni është raportuar se ka ndodhur sot në komunën e Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
Borovci ka bërë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident, ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”. – ka thënë Borovci./FolDrejt/