Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rramanli të Kumanovës, njoftuan nga SPB e Kumanovës dhe spitali i përgjithshëm.
Aksidenti në Policinë e Kumanovës është raportuar në orën 12:48 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një makinë, shpjegojnë nga SPB Kumanovë dhe shtojnë se hetimi vazhdon.
Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva informoi se në spital janë pranuar dy pacientë dhe pas ndihmës së ofruar janë transferuar në klinikat e Shkupit.
Të dy pacientët janë në gjendje të qëndrushme, tha Zaharieva./TV21