Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Personit që ka pësuar lëndime trupore i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka njoftuar se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media/