Një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri, me ç’rast kanë mbetur të lënduar disa persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin 24 orësh./FolDrejt/