Një rast i aksidentit të trafikut me lëndime është raportuar në gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Rasti u raportua rreth orës 14:00, përcjell Fol Drejt.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe çiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/