Një autoambulancë është aksidentuar në Gjakovë.
Nuk dihet nëse autoambulanca barte edhe ndonjë pacient në momentin e aksidentit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se në këtë rast ka edhe të lënduar, derisa nuk dihet numri i tyre.
Ai tha se rasti po hetohet dhe se me kohë do të bëhen të ditur edhe detaje të tjera.
Bashkangjitur gjeni edhe fotot nga vendi i ngjarjes të publikuar nga Gjakova Sot, përcjell Klankosova.tv.