Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në Kirklareli në veriperëndim të Turqisë.
Autobusi i udhëtarëve i kompanisë “Nilufer Turizm” u përmbys dhe ra në humnerë sot në mëngjes në dalje të Kirklareli, shkruan Anadolu, transmeton FolDrejt.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta të ambulancës dhe policisë.
Guvernatori i provincës turke, Birol Ekici, tha se autobusi po udhëtonte nga Edirne në Bodrum, i cili u aksidentua në qarkun Luleburgaz.
Ai tha se në aksident humbën jetën të paktën 6 persona, mes tyre një fëmijë, ndërsa 25 të plagosurit u dërguan në spitale./FolDrejt/