Mjekja Edma Sali është ndarë papritur nga jeta për shkak të një aksidenti rrugor që ka pësuar jashtë Shqipërisë. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Urdhri i Mjekut Durrës.
Mjekja e re i përfundoi studimet e larta në vitin 2017 me rezultate shumë të mira dhe më pas vazhdoi specializimin në Gjermani.
albsig
“Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve”,- shkruan Urdhri i Mjekut.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohëshme nga jeta të mjekes Edna Sali, për shkak të një aksidenti automobilistik jashtë Shqipërisë.
Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve.
Doktoreshë Edna Sali përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate shumë të mira.
Më pas u largua drejt Gjermanisë, për t’u specializuar.
Urdhëri i Mjekut Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!