Një kosovar (26) mëngjesin e datës 25 dhjetor ka humbur kontrollin me BMW-në e tij dhe ka shkaktuar një aksident. Ai ka dalur nga rruga duke u përplasur me pemët. Pavarësisht se vetura është rrokullisur, ai nuk është plagosur, shkruan blick.ch.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen mes Wohlen dhe Bremgarten, kurse 26 vjeçari ka qenë tepër i alkoolizuar. Policia vijon hetimet, kurse hëpërhë i është sekuestruar leja e qarkullimit rrugor./Foldrejt.com