Një kosovar 30 vjeçar gjatë ditës së enjte humbi kontrollin mbi veturën e tij tip BMW M6 në magjistralen A2 të Zvicrës, në afërsi të Strengelbach AG , duke sjellur dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk u lëndua askush.
“Nga aksidenti dëmet llogariten rreth 100 mijë franga,” thanë nga policia zvicerane e Aargau, përcjell foldrejt.com.
Hë për hë, 30 vjeçarit i është marrë patenta e shoferit dhe i është sekuestruar vetura./Foldrejt.com