Aksionet e Credit Suisse ranë 5 për qind në fillimin e tregtimit të sotëm, pasi u rritën ndjeshëm të enjten kur banka njoftoi se do të merrte hua 50 miliardë franga zvicerane (54 miliardë dollarë) nga banka qendrore e Zvicrës.
Banka qendrore zvicerane, duke ndërhyrë në sektorin bankar, konfirmoi se “Credit Suisse” plotëson kërkesat për huanë kapitale dhe likuiditet të aplikuara për “banka të rëndësishme sistematike”, përcjell Fol Drejt.
Çmimet e aksioneve u rritën më pas me më shumë se 18 për qind të enjten, duke pasur parasysh se të mërkurën ishin në nivelin më të ulët në histori./FolDrejt/