Aksionet e Deutsche Bank u rritën me 5.4 për qind në bursën e sotme europiane, ndërsa kostot e sigurimit të borxhit të saj për shkak të falimentimit ranë pasi analistët njoftuan se gjendja e kësaj banke gjermane është e qëndrueshme.
Aksionet e kësaj banke gjermane u rritën në tregtimin e sotëm, gjë që ndikoi në vlerën e indeksit Stoxx 600, i cili kishte perspektivën më të mirë në bursën e sotme, dhe përveç Deutsche Bank, u rritën edhe aksionet e disa bankave të tjera gjermane, raporton Bloomberg.
Sipas mediave, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien e aksioneve të kësaj banke dhe supozohet se fondet mbrojtëse janë fokusuar në Deutsche Bank pas rënies së aksioneve të Credit Suisse dhe tre bankave të tjera amerikane./FolDrejt/