Aksionet evropiane janë sot në rënie, ndërsa aksionet e bankës Credit Suisse ranë me më shumë se 60 për qind pasi banka zvicerane UBS pranoi ta blinte atë për 3.23 miliardë dollarë (rreth tre miliardë euro).
Indeksi pan-evropian STOXX 600 ra 0.8 për qind në të hapur, pasi postoi rënien e tij më të madhe javore këtë vit të premten, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Aksionet e Credit Suisse ranë me 62.3 për qind, pas njoftimit se do të merret nga UBS, dhe aksionet e UBS ranë me 8.8 për qind./FolDrejt/