Partia joparlamentare PSD ka mbajtur sot një aksion simbolik nëpërmjet të cilit e ka shpallur Kryeministrin Albin Kurti si “veteran i rrejshëm i UÇK-së”, transmeton Fol Drejt.
Partia Socialdemokrate përmes këtij aksioni, i është përgjigjur në mënyrë indirekte kryeministrit, i cili duket të jetë dakorduar me faktorët e tjerë relevant (OVL-në e UÇK-së), për rifillimin e procesit të rishikimit të listave të veteranëve.
“Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”, ka thënë Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së.
“Siç e dini, kryeministri ka nisur së fundmi një fushatë për çështjen e veteranëve. Ne besojmë se janë dy grupëzime që e kanë trajtuar këtë çështje; ata që e kanë kundërshtuar luftën e UÇK-së dhe të cilët e përdorin një keqpërdorim nga disa veteranë të rrejshëm për ta sulmuar UÇK-në dhe një grup i dytë, mbështetësit e luftës së UÇK-së, vetë luftëtarët që kanë pasur kritika për manipulimin që ka ndodh” – ka thënë ai ndër të tjera.
Për më shumë, ai e ka kërcënuar kryeministrin me një kallëzim penal, që sipas tij, do të ketë lidhje me falsifikimin që e ka bërë për t’u shpallur veteran./FolDrejt/