Ish-presidenti i SHBA Donald Trump u deklarua i pafajshëm sot për një aktakuzë për një përpjekje të supozuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.
Kjo do të thotë se Trump nuk do të duhet të paraqitet në një seancë të planifikuar nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Falton, Scott McAfee për javën e ardhshme, raporton AP.
Ish-presidenti dhe 18 të tjerë u paditën në fillim të këtij muaji në një aktakuzë me 41 pika që përshkruante një skemë të supozuar për të minuar vullnetin e votuesve në Gjeorgji, ku fitoi Joe Biden.