Trupi Gjykues I i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 16 dhjetor 2022 në orën 9:00, transmeton Fol Drejt.
Kështu kanë bërë të ditur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Siç dihet, Prokurori i Specializuar e akuzon Salih Mustafën për përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror. Pretendohet se ai bashkë me disa anëtarë të UÇK-së ka ndaluar, keqtrajtuar dhe vrarë disa persona midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999.
Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 24 shtator 2020./FolDrejt/