Një zëdhënës i aeroportit tha se policia ka ndaluar aktivistët.
Aeroporti i Brandenburgut i Berlinit tha sot se fluturimet po rifillojnë me disa vonesa pasi më herët u detyrua të mbyllte pistat e tij pasi disa aktivistë të klimës u mbërthyen në asfalt.
Aktivistët e grupit “Brezi i fundit” u bënë thirrje qytetarëve që të ndalojnë udhëtimet me avion dhe qeverisë të ndalojë subvencionimin e kësaj forme transporti, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.