Pothuajse 100 aktivistë të klimës protestuan sot në shtegun ngjitur me pistën e aeroportit ndërkombëtar në Gjenevë, ku u mbajt ekspozita e avionëve privatë.
Ata kërkuan ndalimin e avionëve privatë për shkak të ndikimit të tyre në klimë, raporton Reuters.
“Trafiku u ndal menjëherë në aeroportin e Gjenevës, por gradualisht rifilloi duke filluar nga ora 12:40”, thuhet në njoftimin e aeroportit./FolDrejt/