Aktivistët e klimës në Gjermani vazhdojnë aksionet kundër aeroporteve dhe sot kanë sulmuar aeroportet e Mynihut dhe Berlinit.
Në Mynih, ata depërtuan gardhin me tela dhe kështu arritën të hyjnë në zonën e aeroportit, dhe të “ngulën” në pistën veriore.
Ata nuk kanë arritur të depërtojnë në pistën jugore, ndaj, sipas informacioneve të gazetës “Bild”, trafiku ajror në këtë aeroport nuk është ndërprerë./FolDrejt/