Aktivistët e saj kanë vendosur një kafaz në formë burgu për ti dërguar mesazhe Unionit se po i mban të izoluar padrejtësisht.
Kafazin në formë burgu përfaqësuesi i Organizatës Lëvizja për Demokraci, Megjid Ramusa, thotë se do ta dërgojnë edhe para Zyrës së BE-së në Brukesl.
“Pse me na mbajt BE të izoluar ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Nëse BE i promovon vlerat e demokracisë atëherë përse neve po na mbanë të izoluar a nuk quhet kjo racizëm” tha Ramusa.
Liberalizimi i vizave ka mbetur pa u votuar nga Këshilli Evropian, derisa ky institucion në mbledhjen e fundit më 23 dhe 24 qershor nuk e pati pjesë të agjendës këtë çështje.