Aktivistët e ndryshimeve klimatike ndaluan trafikun në një rrugë kryesore në rrëzë të Alpeve Zvicerane sot, duke protestuar dhe duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër ngrohjes globale.
Demonstruesit, anëtarë të grupit “Rinew Switzerland”, u mbërthyen në sipërfaqen e autostradës rreth hyrjes veriore të tunelit Gotthard, i cili, me një gjatësi prej 17 kilometrash, është një nga rrugët kryesore që lidh Zvicrën me Italinë dhe pjesët veriore të Evropës në jug, raporton Reuters.
Pas 30 minutash policia largoi nga autostrada shtatë protestues që mbanin në duar një pankartë të madhe ku shkruhej “Rinovo” dhe ata u arrestuan, transmeton Fol Drejt.