Gjashtë kamionë me ndihma nga Kombet e Bashkuara kanë kaluar në veriperëndim të Sirisë, dërgesa e parë e tillë, por grupet e të drejtave të njeriut kritikuan ashpër kohën dhe përmbajtjen e tyre, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Turp për Kombet e Bashkuara për dërgimin e gjashtë kamionëve me ndihma që tashmë po vinin në veriperëndim të Sirisë para se të ndodhte tërmeti,” tha Rami Abdul Rahman, i cili ka monitoruar dhunën brenda Sirisë së shkatërruar nga lufta që nga viti 2011 dhe është themeluesi i Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri.
“Kjo është një tallje. Kamionët kishin shumë, shumë pak gjëra,” tha ai, duke shtuar se ngarkesa mund të “futej në një kamion”.
Grupi i Rahman fillimisht mendoi se kamionët do të mbanin kryesisht batanije dhe ndihma të tjera. Por kur një punonjës i observatorit në fakt shikoi ngarkesën dhe zbuloi se furnizimet përfshinin detergjent dhe sende të tjera të papërshtatshme për viktimat e tërmetit, ata u zemëruan. /FolDrejt/