Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore(DHTQNj), në kuadër të muajit kundër trafikimit me njerëz, ka vazhduar me aktivitete e saj në aspekt të sensibilizimit, ngritjes së vetëdijes dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional duke përfshirë shoqërinë civile dhe bashkësitë fetare.
Në këtë rast, më 25.10.2022, DHTQNj në mbështetje dhe bashkëpunim të OJQ-së Terredes hommes, ka organizuar një tryezë me pjesëmarrës nga: Bashkësia Islame e Kosovës,Kisha Ortodokse serbe, Ipeshkvia e Kosovë, institucioni i avokatit të popullit, përfaqësues ngaKëshilli i Evropës si dhe përfaqësues nga institucionet dhe OJQ të ndryshme në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Temë e diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile nëparandalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë. Nga ana e pjesëmarrësve u mirëpritenorganizimet e tilla, u shprehen gatishmëri për bashkëpunim dhe për të dhënë kontributin e tyre nëparandalimin e kësaj dukurie./FolDrejt/